Aktualitet

Koronavirusi/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Regjistrohuni në programin STEP, për të marrë njoftimet tona

11 Mars 2020, 08:51 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë:

Tiranë-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, për situatën e koronavirusit, iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e saj.

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz”.”, thuhet në reagimin e ambasadës. 

Një ditë më parë ambasada amerikane iu bëri thirrje palëve politike që të bashkohen, për të përballuar situatën e koronavirusit.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane koronavirsusi në shqipëri ambasada amerikane koronavirsusi në shqipëri

Sondazh

Poll