Aktualitet

E moshuara e infektuar me koronavirus/ Bashkia fillon dezinfektimin e hapësirave publike, Varfaj: Ruani veten! (FOTO)

11 Mars 2020, 08:27 Nga DOSJA
E moshuara e infektuar me koronavirus/ Bashkia fillon dezinfektimin e

Durrës- Durrësi është një tjetër qyteti i prekur nga koronavirusi, pasi një e moshuar, 73-vjeç rezulton e infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërkohë, bashkia e Durrësit po merr masat për mospërhapjen e virusit të rëndë.  Kryebashkiaku i komanduar,  Zhyljen Varfaj ka deklaruar se ka filluar puna për dezinfektimin e hapësirave publike.

“Mirëmëngjes me këto foto të dezinfenktimit të hapësirave publike nga stafi i bashkisë.
Vijojmë zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Mbi të gjitha nuk duhet panik, por shumë higjenë personale dhe kujdes i vazhdueshëm! Ruani veten dhe njëri- tjetrin duke ndjekur të gjitha rregullat e njoftimet zyrtare! #bashkedoiadalim
#COVID-19″, shkruan kryetari i komanduar.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll