Aktualitet

Koronavirusi një kërcënim për të gjithë botën, shkon në 4,300 numri i viktimave, 10 të infektuar në Shqipëri

11 Mars 2020, 06:51 Nga DOSJA
Koronavirusi një kërcënim për të gjithë

Koronavirusi po vret çdo ditë. Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit.

Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona.  Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus dhe qeveria ka filluar të marrë masat që ky virus të mos përhapet më shumë.

Por, një  kërcënim koronavirusi po bëhet edhe në SHBA. Guvernatori i Masaçusets ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të koronavirusit në shtet. Po kështu, në New York ka humbur jetën një person i infektuar me koronavirus dhe ky shtet është vetizoluar. Gurvenatori Andrew Coumo në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha instutucionet publike duke përfshirë edhe shkollat e universitetet.

Një ditë më parë kryeminstri Edi Rama  mblodhi sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e sotme një pjesë e administratës shtetërore do të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll