Sport

Kush e spiunonte Selman Stërmasin? Presidenti i parë i Tiranës që nuk i shpëtoi dot hakmarrjes së regjimit komunist

10 Mars 2020, 16:19 Nga DOSJA

TIRANË- E krijuar dhe mbështetur nga “Zotërinjtë” e Tiranës, Sport Klubi ishte simboli i qyteti  dhe hyrja në aktivitetet sportive ka qenë e lavdishme për të. Titujt e parë në vitet ’30-të e bën Sport Klub Tiranën skuadrën e parë që u prit dhe përshëndet nga një mbret. Por shumë shpejt, bardheblutë do të ishin pika e dobët ku do të sulmoheshin nga regjimi komunist, familjet e mëdha kryeqytetase me në krye Selman Stërmasin, i vënë nën shënjestrën e sigurimit të shtetit që në fillesat e tij.

Nga gushti i 1920-ës, kur është krijuar skuadra, e deri në qershorin e këtij viti. Një histori gati 1-shekullore që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Skuadra ia del të fitojë titullin e parë kampion në vitin e parë që nisin zyrtarisht kampionatet. Selman Stërmasi është një prej atyre që bën gjithçka për klubin bardheblu dhe meritat për të janë maksimale. Regjimi komunist e godet Tiranën, në një kohë që favorizohen Dinamo dhe Partizani.Vihet theksi edhe te fakti që, sipas bardhebluve, historia i është borxhli klubit që i mungojnë dy tituj kampion gjatë luftës.

Çdo gjë nisi kur cdo lagje e qytetit kishte një skuadër dhe luanin në fushën e famshme të Shallvares, sot Parku Rinia. Kështu orëndreqësit e njohur Tufina, organizonin herë pas here kupën “Tufina”. Fituesit, veç kupës së trofeut, fitonin edhe nga një orë dore të markës “Longines”. Të njejtën gjë bënte shpesh edhe familja Gjinali. Bashkë me kupën, futbollistët fitues fitonin edhe nga një kostum stofi të cilësisë së lartë “Marzzotto” nga më të mirat e asaj kohe. Disa nga familjet tiranase vendosën të krijonin një skuadër të vetme dhe kështu ndodhi në gushtin e vitit 1920. Pas disa trofeve, me ardhjen e regjimit komunist,Tirana shpejt do të shndërrohej në një shënjesëtër prë të goditur kundërshtarët e sistemit. Në fillim të marsit 1946, Byroja Politike kishte udhëzuar klubin që të ndryshonte emrin në 17 Nëntori për nder të Çlirimit të Tiranës, i cili u zhvillua më 17 nëntor 1945.

Hakmarrja e Byrosë Politike do të binte edhe tek Selman Stërmasi i cili në vitet e para të komunizmit filloi të ndiqej nga sigurimi i shtetit. Qëndrimi i tij gjatë regjitmit të Zogut si element i klasës Bej, me pasurira të mëdha, dyqane, shtëpija, bagëti, toka e të tjera, ka shfrytëzuar regjimin e Zogut edhe pre e politikës së tij. Gjithashtu shkruhej se Selman Stërmasi ka qenë kundër Luftës Nacional Clirimtare dhe ka qenë i lidhur ngushtë me eksponentët e Ballit. Pasi kalojnë rreth 3 vite persekutim dhe presione ndaj Selman Stërmasit, në vitin 1949, atë e thërrasin duke i ofruar si mundësi shpëtimi të bëhej bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Ai nuk pranon dhe si rrjedhojë e detyrojnë që të mos flasë për këtë bisedë dhe ofertë që i ishte bërë. Për këtë Selman Stërmasi detyrohet të japë njëd eklaratë për të cilën nuk kishte asksush dijeni deri në këtë moment të hapsjes së dosjes së tij.

DEKLARATA E PLOTË

Unë i nënshkruari Selman Stermasi, i biri i Xhevdetit dhe i Qamiles, profesioni privat, banues në Tiranë, rajoni numër tre, rruga Pisha numër 120, deklaroj si më poshtë. Sot datë 10.8.1949, i thirrur pranë rajonit numër një nga organet e sigurimit të shtetit se di të mbaj konspiracionin më të madh duke i mos i tregu kurrkujt as ma i afërti jem, rreth thirrjes teme, ose bisedimet me organet e sigurimit. ne rast se ndonjeri me ka pare une do ta mohoj.

Në rast se mua me konstatohet e kundërta, pranoj dënimin tim kapital. Selman Stërmasi u përjashtua nga klubi, çdo meritë e tij u fashua nga pushteti i asaj kohe, Stermasit gjithashtu ju mohua të futej në stadium sic tregon dhe bashkëshortja e tij Nezihati. “E gjeja duke qa dhe i thoja, ishallah humbin. Mu kthente t’u thaftë goja, mos thuj kurrë për Tironën ishallah hum, se ne jemi Tironas.” Partia komuniste nuk do të kënaqej me kaq, por Selman Stërmasin do ta conin të punonte si karrocier këtë do ta deklaronte i ndjerj Fatmir Frashëri. “Selamani punonte tek misto mame, nga punëtor i thjeshtë e bën punëtor edhe më të thjeshtë, se e çun tek karroca me tallash, ngarkonte dhe shkarkonte tallash.” 9 nëntor 1976 Selman Stërmasi do të ndahej nga jeta pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sport klub tirana stadiumi stelman stermasi stelman stërmasi sport klub tirana stadiumi stelman stermasi stelman stërmasi

Sondazh

Poll