Aktualitet

Koronavirusi mbyll dhe Konsullatën Shqiptare në Bari: S’do ketë më shërbime, kujdes udhëzimet që janë dhënë nga qeve

10 Mars 2020, 17:04 Nga DOSJA
Koronavirusi mbyll dhe Konsullatën Shqiptare në Bari: S’do

ITALI- Konsullata Shqiptare në Bari ka reaguar sërish sot në lidhje situatën e koronavirusit. Në një njoftim për mediat, Konsullata bën me dije kanë ndërprerë shërbimet, me përjashtim të akteve noteriale dhe leles së kalimit për fëmije. Më tej në njoftim se ftojmë të gjithë qytetarët të përballojnë këto momente me përgjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të Dekretit të Keshillit të Ministrave të Republikës Italiane nr.14 të datës 9.3.2020, për intensifikimin e mëtejshem të masave urgjente për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin italian, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë. Shërbimet konsullore (me përjashtim të akteve noteriale dhe lejes së kalimit për fëmijë) do të vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet postës, si edhe vetëm për rastet urgjente (si leja për transport trupi, bazuar mbi çertikatën mjekësore të autoriteteve kompetente). Qytetarët që kanë takim për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim gjatë këtyre ditëve, do të njoftohen në një moment të dytë për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet. Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook, tëitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.

Duke marre shkas nga situata serioze për nga rreziku dhe pasojat, ftojmë të gjithë qytetaret të perballojnë këto momente me pergjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane. Ambasada e Shqipërisë në përputhje me dekretin në fjalë, rekomandon qetësi, maturi dhe shangie të lëvizjeve drejt çfardo destinacioni, përfshirë Shqipërinë, deri në normalizimin të gjendjes. Së bashku me punën e palodhur të autoriteteve italiane do t’ia dalim mbanë! Kapërcimi i situtës varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari. Ambasada fton qytetaret shqiptarë të japin shembullin personal duke iu bashkuar thirrjes së qeverisë italiane dhe shoqerisë civile “Unë rri në shtëpi”. Besim e kurajo civile! Solidaritet me popullin italian! Së bashku edhe në momentet e vështira!”

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi konsullata ne bari masat për koronavirusin ne shqiperi frika nga koronavirusi konsullata ne bari masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll