Aktualitet

Koronavirusi, Olsian Çela urdhër prokurorëve: Shmangni kontaktet me të tjerët, përdorni sa më shumë postën

10 Mars 2020, 16:46 Nga DOSJA
Koronavirusi, Olsian Çela urdhër prokurorëve: Shmangni

TIRANË– Koronavirusi ka prekur dhe Prokurorinë. Në një udhër të firmosur sot nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u janë dhënë udhëzimet prokurorëve si të mbrohen nga COVID-19. Çela kërkon që prokurorët të vlerësojnë masat dhe nëse e vlerësojnë të kufizojnë marrjet në pyetje të personave në hetim, dëshmitarëve, por edhe të pandehurve me përjashtim të rasteve kur shkelen afatet apo dëmtohen hetimet.

Po ashtu kërkohet që të ketë kufizime të veprimeve proceduriale në spitale, laboratorëve dhe duhet të pajisen me të gjitha masat për mbrojtjen fizike të domosdoshme. Më tej shtohet se të gjitha veprimet procedurale të bëhen përmes shërbimeve postare që të shmangin takimet.

Një tjetër masë është dhe kufizimi i mbledhjeve dhe takimeve të prokurorëve dhe OPGJ-ve. Kryeprokurori Çela u kërkon prokurorëve që nëse vlerësojnë se ka prani të shtuar të personave në sallë, mund t’i kërkojnë gjyqtarit që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Nga ana tjetër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos lejojë zhvillimet e gjyqeve dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seanca e rivlerësimit dhe pritjet me qytetarët.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çela udhezon prokuroret frika nga koronavirusi masat për koronavirusin ne shqiperi olsian cela çela udhezon prokuroret frika nga koronavirusi masat për koronavirusin ne shqiperi olsian cela

Sondazh

Poll