Aktualitet

Masa ndaj koronavirusit/ Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë njofton qytetarët: Ankesat dërgojini me postë ose e-mail

10 Mars 2020, 15:15 Nga DOSJA
Masa ndaj koronavirusit/ Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet, për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes një njoftimi, ILD bën me dije se ankesat qytetarët mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës ose me emai-l në adresën: [email protected].

“Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19 (Coronavirusi i ri) në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Deri në njoftim të dytë, ankesat mund t’i dorëzoni nëpërmjet postës ose mund t’i dërgoni me email në adresën: [email protected]
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”- shkruhet në njoftim.

Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri është zbuluar  në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ishin dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri që u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti “0” u identifikua një 28-vjeçar me inicialet P.K, i cili pas kthimit në Shqipëri nga Firence e Italisë, infektoi dhe babain e tij 54-vjeçar me inicialet V.K. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Ndërkohë që vendi është “izoluar” për të ndaluar edhe përhapjen e virusit. Janë anuluar fluturimet dhe lundrimet me Italinë dhe zonat e kuqe, ndërsa shkollat e çerdhet janë mbyllur për 2 javë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ild koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ild koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll