Bota

Infektohet nga koronavirusi ministri i Kulturës në Francë, futet në vetëkarantinim

10 Mars 2020, 12:04 Nga DOSJA
Infektohet nga koronavirusi ministri i Kulturës në Francë, futet

FRANCË– Franck Riester, Ministri i Kulturës në Francë, është prekur nga koronavirusi, kanë deklaruar zyrtarët e Ministrisë për CNN.

Ai u diagnostikua të dielën se ishte prekur nga koronavirusi dhe ishte mbyllur në shtëpi që atë ditë, u shpreh Ministria.

Vetëkarantimi është mënyra më e mirë në këtë situatë të vështirë që është krijuar, pasi ndihmon në shmangien e përhapjes së koronavirusit tek të tjerët.

Franca regjistroi të hënën vetëm 286 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin total në vend në  1.412, tha Jerome Salomon, drejtori i autoritetit të shëndetit publik. Ndërsa rreth  30 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurve ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të inktuarve ka shkuar në 10.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france franck riester koronavirusi ne france france franck riester koronavirusi ne france

Sondazh

Poll