Bota

Ish-aleati bëhet kundërshtari më i ri i Erdogan, Ali Babaçan krijon parti të re: Turqisë i duhet një fillim i ri

10 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
Ish-aleati bëhet kundërshtari më i ri i Erdogan, Ali

TURQI– Një vit më parë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan prishi raportet politike me një prej aleatëve të tij, Ali Babaçan, i cili së shpejti po krijon edhe një parti të re në Turqi.

Në këtë mënyrë Presidentit turk i shtohet edhe një kundërshtar i ri në qeverinë e tij.  Sipas mediave të huaja është mësuar se Ali Babaçan ka aplikuar për krijimin e një partie të re politike në Turqi.

Tashmë ish-aleati i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan,  Ali Babaçan ka bërë thirrje për reforma të reja në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe demokracinë në Turqi.

Aplikimin për një parti të re kundërshtari i Erdogan e ka cilësuar si një  “fillim i ri” që i  duhet Turqisë, ndërkohë që  ka bërë thirrje për reforma që të forcojë ligjin dhe demokracinë.

Në një veprim të shumëpritur, përkrahësit e Ali Babaçan ditën e djeshme paraqitën një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Brendshme për krijimin e partisë së re, emri i së cilës do të konfirmohet të mërkurën.

Babacan, 52-vjeçar ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar themelues i AK Partisë së Erdogan që qeverisi Turqinë që nga viti 2002, njoftoi korrikun e kaluar se dha dorëheqje nga Partia AK në lidhje me drejtimin e saj.

“Është shfaqur nevoja për një fillim të ri në Turqi.”-  tha Babacan në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në Fox TV.

“Kanë kaluar gati 20 vjet (që nga themelimi i AK Partisë) … Turqia ka ndryshuar dhe për fat të keq partia politike, në të cilën unë isha anëtar, nisi të bëjë gjëra shumë në kundërshtim me parimet e saj themeluese. Ekziston një nevojë e fuqishme për të krijuar një Turqi më të jetueshme dhe kjo nuk është e mundur me rendin aktual politik.”-  tha ai.

Burimi: aljazeera.com  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ali babacan erdogan turqi ali babacan erdogan turqi

Sondazh

Poll