Bota

Gjesti i shëmtuar, e moshura nga Australia i kollitet para fytyrës të riut në tren, ai i kthehet keq: Seriozisht e ke moj?

10 Mars 2020, 10:33 Nga DOSJA
Gjesti i shëmtuar, e moshura nga Australia i kollitet para fytyrës

AUSTRALI– Një video e xhiruar në Sidnei të Australisë është bërë virale në rrjet. Në të shfaqet një grua e moshuar, e cila qëllimisht kollitet para një djali të ri që është ulur përballë saj në tren.

E moshuara e përsërit gjestin disa herë me radhë deri në momentin që i riu i kthehet për ta kritikuar për veprimin që po bënte.

‘E ke seriozisht? Po kollitesh para meje?,”-e pyet djali pasi heq kufjet. Ndërsa e moshura i përgjigjet: Nuk jam me koronavirus more paragjykues.

Sipas OBSH-së, një nga metodat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është që qytetarët të teshtijnë dhe të kolliten në pjesën e bërrylit në mënyrë që mos ta përhapin virusin në ajër. Deri më tani në Australi, koronavirusi ka shënuar 3 viktima dhe disa qindra të infektuar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll