Bota

Italia e izoluar/ E jashtëzakonshme, italianët “pushtojnë” supermarketet, nuk zbatojnë rregullat

10 Mars 2020, 09:30 Nga DOSJA
Italia e izoluar/ E jashtëzakonshme, italianët

ROMË– Imazhet sensacionale vijnë nga zona të ndryshme të Italisë pas masave të jashtëzakonshme dhe historike që e shohin Italinë në “zonën e mbrojtur, ose në karantinë në mënyrë që të përmbajë sa më shumë të jetë e mundur zgjerimin e koronavirusit.

Supermarketet vijojnë të qëndrojnë të hapura edhe gjatë orëve të vona të natës në qytete të ndryshme të Italisë. Megjithatë ky është një tjetër gabim serioz i popullatës, sepse grumbullimi i njerëzve në vende të mbyllura, favorizon përhapjen e patogjenit.

Edhe pse shihet qartë që njerëzit radhiten jashtë supermarketeve, duke respektuar distancat e duhura të sigurisë mbetet sërish e rrezikshme.

Këto pamje të publikuara në mediat e huaja, tregojnë se kjo gjendje e tillë është krijuar në Romë.

Por ka edhe situata të tjera nëpër qytete të ndryshme të Italisë, ku nga paniku italianët janë dyndur nëpër supermarkete duke mos respektuar masat e vendosura nga qeveria, ashtu sikurse janë zbatuar edhe në këtë supermarket në Romë.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi  i  parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve  ka shkuar në 463 dhe janë prekur  mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të inktuarëve ka shkuar në 6.

Burimi:  inmeteo.net  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali rome koronavirusi ne itali rome

Sondazh

Poll