Bota

Koronaviruis në Itali/ Instituti i Shëndetit italian: Edhe të rinjtë rrezikohen, të mos ndihen imunë nga virusi kinez

10 Mars 2020, 08:48 Nga DOSJA
Koronaviruis në Itali/ Instituti i Shëndetit italian: Edhe të

ITALI– Paniku i koronavirusit kinez të përhapur gjerësisht nëpër botë, nuk ka trembur shumë të rinjtë pasi u tha nga ekspertët e mjekësisë por edhe nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë se COVID-19 prek më shumë njerëzit që kanë një sëmundje dhe të moshuarit.

Ndërkohë kjo nuk do të thotë që të rinjtë nuk duhet të mbrohen apo bëjnë kujdes nga koronavirusi, sepse ai përhapet lehtë nga njeriu në njeri, prandaj edhe rreziku ekziston.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se në bazë të një analize nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali rezultoi që për të gjithë grupmoshat duhet me patjetër që të respektohen rregullat e distancës mes njerëzve për të shmagur koronavirusin.

Nga analiza e bërë, një në pesë persona mësohet se në mesin e të gjithë personave të testuar, grupmoshat që kanë rezultuar me test pozitiv nga virusi ishin mes 19 dhe 50 vjeç, të dhëna këto që tregojnë se vetëm fëmijët dhe adoleshentët deri në 19 vjeç janë më pak të rrezikuar, por mbrojtja duhet të jetë nga të gjithë.

Burimi: repubblica.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali te rinjte koronavirusi ne itali te rinjte

Sondazh

Poll