Bota

Presidenti kinez Xi Jinping viziton Wuhanin për herë të parë që pas shpërthimit të koronavirusit, rihapen qendrat turisti

10 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA

KINË– Koronavirusi është kthyer tashmë në një frikë të madhe për çdo qytetar në mbarë botën që prej kohës kur shpërtheu në Kinë.

Tashmë duket se situata në Kinë, ku kanë vdekur mbi 3000 persona dhe janë infektuar mbi 80 mijë të tjerë situata ka nisur të qetësohet, pasi sipas të dhënave zyrtare në Kinë  janë ulur rastet e reja të personave të konfirmuar me koronavirus.

Pas kësaj situate Presidenti kinez Xi Jinping ka shkuar menjëherë për inspektim në spitalin “Huoshenshan” ku ditën e sotme mbërrriti në Wuhan, e njohur si epiqendra e shpërthimit të COVID-19.

Gjatë takimit Xi Jinping u njoh me çdo protokoll që ka ndjekur spitali, funksionimin, trajtimin e pacientëve si edhe mbrojtjen e stafit mjekësor në spitalet e ndërtuara vetëm për koronavirusin në muajin janar.

Kjo është edhe vizita e parë e Presidentit Xi Jinping në Wuhan që pas shpërthimit të koronavirusit. Kjo vizitë e Xi ka qenë edhe një sinjal për botën se Kina arriti të luftojë koronavirusin vdekjeprurës.

 

Come on, Xi Jinping inspects Huoshenshan hospital via TV! While wearing a mask! pic.twitter.com/1KCuC9ol7k

— Victor Shih (@vshih2) March 10, 2020


Fotografitë e tjera treguan se Xi përshëndeti një pacient gjatë konferencës me video, si edhe një grup mjekësh jashtë spitalit dhe duke mbajtur një fjalim. Presidenti kinez ka inkurajuar mjekët dhe të sëmurët që të besojnë se do ta “mposhtin” këtë epidemi.

Me rënien e rasteve të reja të personave me koronavirus në Kinë kanë nisur të hapen edhe pikat  turistike,  “Disneyland” i Shangait është rihapur ditën e djeshme si edhe disa nga hotelet, restorantet dhe dyqanet e ‘Disneyland’, ndërkohë ende nuk janë janë rihpaur të gjitha bizneset apo pikat turistike. Megjithatë gjithçka po shkon drejt përmirësimit, sepse mbi 40% e pikave turistike po punojnë normalisht.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurve ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 6.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë wuhan xi jinping koronavirusi në kinë wuhan xi jinping

Sondazh

Poll