Bota

Paniku nga koronavirusi/ SHBA mbyll 20 kolegje, mësimi do të vijojë të zhvillohet online

10 Mars 2020, 07:41 Nga DOSJA
Paniku nga koronavirusi/ SHBA mbyll 20 kolegje, mësimi do të

SHBA– Më shumë se 20 kolegje amerikane kanë anuluar mësimin përkohësisht për shkak të koronavirusit.

Të gjithë këto kolegje regjistrojnë një total prej më shumë se 200,000 studentësh, përfshirë edhe  Universitetin Columbia, Universitetin Princeton, Universitetin Rice, Universitetin Stanford, Universitetin Hofstra dhe Universitetin e Kalifornisë Jugore, Universitetin e Uashingtonit dhe një sërë kolegjesh komunitare në Uashington.

Specialisti i teknologjisë së arsimit Bryan Alexander i Universitetit Georgetoën ka zhvilluar një sërë takimesh ku  edhe  ka dhënë urdhërin për mbylljen e kolegjeve.

Ai thotë se në ditët në ditët në vijim beson që do të shoh një përmirësim të gjendjes, duke shpjeguar se: Arsimi i lartë ka një mentalitet shumë të fortë, kështu që unë mendoj se dikur Universiteti i Uashingtonit bëri një zhvendosje në mësimdhënien në internet, dhe unë mendoj se me të vërtetë i ka emocionuar të gjithë.

Pra tashmë të gjitha shkollat që janë mbyllur  në SHBA, po ndjekin mësimin online.  Metoda që ndjek shkolla e Uashingtonit ka rezultuar efikase, ndërkohë kujtojmë se Uashingtoni është edhe vendi më i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë  Universiteti Brown, në Rhode Island, nuk ka anuluar mësimin deri më tani, por po ndërmarrin masa të forta, ku anulohen të gjitha aktivitet me mbi 100 njerëz.

Burimi: npr.org  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mbyllen kolegjet ne shba koronavirusi ne shba mbyllen kolegjet ne shba

Sondazh

Poll