Koronavirusi “paralizon” artin në Shqipëri, Margariti: Kryesorja është mos të përhapim panik
10 Mars 2020, 10:03Nga DOSJA
Ministrja e Kulturës Elva Margariti e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin ka folur për masat e marra për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.
Koronavirusi i konfirmuar edhe në Shqipëri ka “paralizuar” shfaqje, koncerte apo panaire të rëndësishme. Ajo theksoi se masat duhen marrë për të parandaluar rrezikun e përhapjes.
“Kinemanë nuk e shikoj shumë problematike, por rasti i koncerteve apo aktiviteteve të mëdha kërkon më shumë angazhim. Janë shtuar prioritetet. Puna kryesore për të gjithë ne, është të mos përhapim panik”, u shpreh Margariti.
Më tej ajo theksoi se situata e tërmetit bëri që fokusi të kalonte te konferenca e Brukselit.
“Prezenca e ekspertëve të huaj shërbeu për analizën më të shpejtë. Mbi 55 momumente kanë nevojë për ndërhyrje. Do të kalojmë në fazën më të detajuar për të bërë edhe pasqyrën e qartë të hapave. Restaurimi i monumenteve është një fushë e gjërë dhe me eskpertiza të shumta”, u shpreh ajo.
A është moment i mirë për të rijetësuar monumentet?
“Kjo është puna që kemi bërë këtë muaj. Ideja është jo vetëm të mbyllim plagën, por për të kuptuar se cili është hapi tjetër i investimit që duhet bërë. Nëse do të ndalemi vetëm në restaurim, atëherë do të kemi sërish degradim. Brenda fundit të vitit besoj do të shikojmë një fytyrë tjetër të monumenteve pas tërmetit”, deklaroi Margariti.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e kapitenit legjendar të skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Canës, i cili ka mbetur i izoluar në shtëpi...
TIRANË– Gazetari Maksi Rama raporti për “ABC News”, situatën e ditës së sotme në Tiranë.Gazetari tha gjatë ditës së sotme transporti publik urban ka shumë ...
Pogradec- Policia ka arrestuar një 37-vjeçar me iniciale A.A, pasi pa qenë i licensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë masa kundër COVID0-19, i cili deri tani ka infektuar 6 persona. Zyrtarisht KPK, bën me dije se nga sot ...
Tiranë- 31-vjeçari i prekur me koronavirus, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv në QSUT ka deklaruar se ka 36 orë që ndodhet i shtruar, dhe askush nuk i ...
Tiranë- Balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka publikuar një video Facebook ku mjekët kërc...
TIRANË– Prej orësh mbahet brenda një furgoni të bardhë në Ministrinë e Brendshme, Selami Simsek. Pranë tij ndodhet babai, i cili kërkon që të birit t’i apr...
Tiranë-Ditën e djeshme Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe ambasadorin e...
E ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri.Rakacolli tha ...