Aktualitet

Shqipëria me 10 persona të prekur nga koronavirusi, Ministria: Zbatoni rregullat dhe izolohuni, kemi analizuar 114 raste

9 Mars 2020, 22:27 Nga DOSJA
Shqipëria me 10 persona të prekur nga koronavirusi, Ministria: Zbatoni

TIRANË- Shqipëria tashmë është në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi. Pas zbulimit të 4 rasteve mbrëmjen e djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka treguar sot se janë zbuluar dhe 4 raste të tjera, ku tashmë numri i të prekurve është 10. Minstria e Shëndetësisë njofton se një prej të prekurve është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj.

Ndërkohë në njoftimin e mesditës së sotme, u bë me dije se harta e qyteteve të prekura është zgjeruar ku një rast tjetër është zbuluar në Durrës. Deri tani të gjithë të shtruarit paraqesin një gjendje të mirë pa komplikacione që mund të rezultojnë fatale.

Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri është zbuluar  në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ishin dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri që u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti “0” u identifikua një 28-vjeçar me inicialet P.K, i cili pas kthimit në Shqipëri nga Firence e Italisë, infektoi dhe babain e tij 54-vjeçar me inicialet V.K. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Ndërkohë që vendi është “izoluar” për të ndaluar edhe përhapjen e virusit. Janë anuluar fluturimet dhe lundrimet me Italinë dhe zonat e kuqe, ndërsa shkollat e çerdhet janë mbyllur për 2 javë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi rastet me koronavirus ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi rastet me koronavirus ne shqiperi

Sondazh

Poll