Aktualitet

“Po gjurmojmë klientët”, Manastirliu tregon se ç’do të ndodhë me lokalin që menaxhonte pacienti zero me Covid-19, ç

9 Mars 2020, 21:27 Nga DOSJA
“Po gjurmojmë klientët”, Manastirliu tregon se

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se po gjurmohen të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të riun nga Puka që cilësohet si pacienti zero me Covid-19 në Shqipëri. E ftuar në “Opinion”, Manastirliu u pyet edhe për biznesin që kishte nën menaxhim i riu, që aktualisht është në karantinë me të atin, që e infektoi pas ardhjes nga Italia.

Ministrja tha se po gjurmohet çdo gjë. “Po gjurmojmë të gjitha kontakte, klientët. Lokali është mbyllur për momentin,”- tha ministrja më tej, ndërkohë që shtoi se është bërë edhe dezinfektimi i lokalit.

28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:44

TIRANË– Shqipëria tashmë është një nga vendet që është prekur nga koronavirusi dhe kjo u bë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë  pak minuta para mesnatës ...