Aktualitet

“Mos vini maskë”, Manastirliu u bën thirrje shqiptarëve, mjeku e mbështet: Nuk bëni dot asgjë me maskë, nuk ju mbron

9 Mars 2020, 21:51 Nga DOSJA
“Mos vini maskë”, Manastirliu u bën thirrje

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se qytetarët shqiptarë nuk duhet të mbajnë maskë. E ftuar në “Opinion”, Manastirliu tha se maska nuk parandalon asgjë. E pyetur nëse këtë deklaratë po e bën për shkak se nuk ka pasur furnizime me maska, ministrja tha se maskat gjenden kudo, por që nuk shërbejnë.

Absolutisht jo. Nuk duhet mbajtur maskë. Janë shpërndarë 1.3 milionë maska dhe nuk është kjo arsyeja por maska nuk shërben për asgjë,”– tha Manastirliu.

Këtë shpjegim të ministres e përforcoi edhe mjeku Arjan Harxhi, i cili u shpreh se maska nëse vendoset nuk duhet hequr më dhe kjo gjë s’mund të ndodhë, sepse njerëzit nuk i kryejnë dot të gjithë veprimet pa e hequr maskën.

Maska nuk të mbron sepse është krejtësisht e pamundur që ti të kryesh të gjitha aktivitetet me maskën e vënë. Njëherë po ta largosh nga fytyra prish gjithçka. Është me probabilitet gjithçka,”- tha Harxhi.

28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan harxhi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu arjan harxhi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:44

TIRANË– Shqipëria tashmë është një nga vendet që është prekur nga koronavirusi dhe kjo u bë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë  pak minuta para mesnatës ...