Aktualitet

A është Shqipëria në gjurmët e Italisë? Ministrja Manastirliu tregon rrezikun që e pret vendin tonë nga Covid-19

9 Mars 2020, 22:07 Nga DOSJA
A është Shqipëria në gjurmët e Italisë? Ministrja

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu është pyetur në emisionin Opinion nëse Shqipëria rrezikon një skenar si ai i Italisë për përhapjen e koronavirusit. Ajo tha se ekspertët e komitetit teknik shtetëror kanë përgatitur tre skenare por që ata janë të bazuar në probabilitete.

Skenarët e ekspertëve tanë janë algoritme, janë probablitete por nuk mund të themi 100% që mund të ndodhi kështu. Ne flasim me projeksione, kemi tre skenarë dhe të tre skenarët ku kemi dhe skenarin e pandemisë dhe do mundemi ta përballojmë. Ky sistem dhe këta mjekë e kanë treguar në histori që mund ta përballojnë dhe mund ta përballojmë”, tha ministrja Manastirliu pa dhënë detaje nga skenarët e parashikuara.

Ndërkohë kryeministri i Italisë, Conte nënshkroi vendimin për të futur në karantinë të gjithë Italinë pasi shpërthimi i epidemisë ka bërë që Itali të jetë vendi i dytë më i prekur në botë pas Kinës.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll