Aktualitet

Ndërroi jetë nga koronavirusi? Çertifikata e vdekjes së shqiptares në Itali përgënjeshtron konsullën Pojani: Pësoi infa

9 Mars 2020, 22:03 Nga DOSJA

TIRANË– Lajmi se shqiptarja e cila u raportua nga konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, ka ndërruar jetë nga koronavirusi nuk është I vërtetë. “BalkanWeb” ka publikuar çertifikën e vdekjes së shqiptares së identifikuar si Qamile Shera, ku thuhet se banuesja në lagjien nr.10 në Durrës, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.  Mësohet se Shera vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali, pasi atje kishte vajzën, e cila ishte martuar me një italian. “BalkanWeb” mëson se gruaja e kishte marrë virusin nga dhëndri i saj, ndërkohë që nuk mundi të mbijetonte.

BalkanWeb” ka siguruar dhe certifikatën e vdekjes së 55-vjeçares, ndërkohë që trupi i saj pritet të vijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

Konsullja Pojani në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin “Real Story” në “News 24” konfirmoi faktin se në Itali ndërroi jetë edhe një shqiptare nga Durrësi. 28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vdes shqiptarja ne itali koronavirusi ne shqiperi vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll