Aktualitet

Del rezultati, motra e pacientit zero me Covid-19 nuk është e infektuar

9 Mars 2020, 21:40 Nga DOSJA
Del rezultati, motra e pacientit zero me Covid-19 nuk është e

TIRANË– Motra e 28-vjeçarit që është cilësuar si pacienti zero me Covid-19 në Shjqipëri, nuk është e infektuar. Dosja.al ka mësuar nga burime koefidenciale se vajza në fjalë i është nënshtruar analizës përkatëse për koronavirusin dhe përgjigjia ka qenë negative.

Dosja.al raportoi pasditen e sotme se e motra e 28-vjeçarit, është nxënëse e një shkolle jo-publike në Tiranë dhe ka shkuar çdo ditë në shkollë. Dosja.al kontaktoi me shkollën në fjalë, emrin e të cilës nuk e bëjmë publik për të mos përhapur panik, por ata nuk pranuan ta komentonin rastin. Tashmë pas daljes së rezultatit të analizave, nuk ka vend për panik.

28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:44

TIRANË– Shqipëria tashmë është një nga vendet që është prekur nga koronavirusi dhe kjo u bë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë  pak minuta para mesnatës ...