Aktualitet

“Zyrtarisht i karantinuar”/ Koronavirusi mbylli emisionin “Le Iene” në Itali, gazetari Taulant Kopliku nën masa mbrojt

9 Mars 2020, 22:13 Nga DOSJA
“Zyrtarisht i karantinuar”/ Koronavirusi mbylli emisionin “Le

ITALI- Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit “Le Iene”, në Itali, pasi një pjesëtar i tij rezultoi i infektuar.

Stafit iu kërkua që të mos paraqiten në redaksi dhe të vetëkarantinohen, masë të cilën e  ka marrë edhe gazetari shqiptar, pjesë e emisionit, Taulant Kopliku.

“Zyrtarisht i karantinuar (masa mbrojtëse)”, shkruan në facebook Kopliku.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali taulant kopliku koronavirusi ne itali taulant kopliku

Sondazh

Poll