Aktualitet

Me çfarë po trajtohen dy të infektuarit me Covid-19? Ja si përgjigjet drejtoresha e Infektivit

9 Mars 2020, 21:59 Nga DOSJA
Me çfarë po trajtohen dy të infektuarit me Covid-19? Ja si

TIRANË– Si do përballemi me Covid-19 është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel, ku panelistët po tregojnë se  gjendja e dy të infektuarve është e qëndrueshme.

Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT ka folur për gjendjen e dy të infektuarve me Covid-19.

‘Gjendja shëndetësore e dy të infektuarve është e kënaqshme. Nuk kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore’- tha Çomo.

Me çfarë po trajtohen këto dy persona?- e pyeti Eni Vasili.

“Personat kanë kaluar në pneunomi, që është një ftohje në pjesën e poshtme të mushkërie. Për këtë arsye ata trajtohen me antibiotik. Covid-19 vjen nga një virus viral dhe gjithashtu po trajtohen edhe me medikamentet antiviral”– tha shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi najada çomo koronavirusi ne shqiperi najada çomo

Sondazh

Poll