Bota

COVID-19/ Conte merr vendimin drastik: E gjithë Italia shpallet zonë e kuqe, ndalohet lëvizja

9 Mars 2020, 20:59 Nga DOSJA
COVID-19/ Conte merr vendimin drastik: E gjithë Italia shpallet zonë e

ITALI- Kryeministri Italian Guissepe Conte ka shpallur zonë të kuqe të gjithë Italinë. Në një deklaratë për mediet, kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se masat kufizuese do të shtrihen në të gjithë vendin.

“E gjithë Italia zonë e kuqe, ndalohen lëvizjet.Të infektuarit, të vdekurit po rriten ndjeshëm” , tha Giuseppe Conte dhe ftoi të gjithë të ndryshojnë qëndrim dhe të kufizojnë lëvizjet.

Të gjitha masat do të ndërmerren në të gjithë Italinë ndërkohë të gjitha shkollat do te qendrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni guissepe conte italia zone e kuqe koronavirusi ne itali guissepe conte italia zone e kuqe koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll