Bota

Foto alarmuese të pacientëve në spitalin e karantinës në Itali, mjekët luftojnë për t’i shpëtuar jetën

9 Mars 2020, 17:34 Nga DOSJA
Foto alarmuese të pacientëve në spitalin e karantinës

ITALI- Foto të reja alarmuese kanë dalë nga një spital italian i karantinës së koronavirusti të ri, ku pacientët mbahen në kujdes intensiv në veri të vendit, ku lëvizja është bllokuar për rreth 16 milionë njerëz.

Fotot e vrazhda tregojnë pacientë të rrethuar nga tubat e telat e makinerive teksa mjekët me veshje të plotë anti-kontaminim dhe syze mbrojtëse përpiqen të kujdesen për ta në spitalin e Cremonas.

Disa prej pacientëve janë shtrirë me fytyrë poshtë në shtretërit e tyre pasi studiuesit besojnë se niveli i oksigjenit në gjak mund të përmirësojnë përqindjen e mbijetesës.

Spitali gjendet në krahinën e izoluar të Lombardisë, në një prej masave më të ashpra të karantinës jashtë Kinës. Kryeminsitri italian iu lut qytetarëve t’i binden masave të ashpra të kujdesit duke thënë se “është koha të bëhemi të përgjegjshëm”, pas vendosjes së bllokimit në Milano e Venecia.

“Ne duam të mbrojmë shëndetin e qytetarëve, e dimë se kjo do të shkaktojë trazira për të mëdhenj e të vegjël”, tha dje kryeminstri Giuseppe Conte.

“Por është koha të bëhemi të përgjegjshëm. Duhet të respektojmë masat e jo t’i shmangemi atyre”. Ata që shkelin rregullat e karantinës mund të burgosen me tre muaj ose të gjobiten deri në 200 euro, sipas instruksioneve.

Marrë nga Top  Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni karantina ne itali koronavirusi ne itali karantina ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll