Bota

OBSH ngre alarmin: Jemi në prag të pandemisë nga koronavirusi

9 Mars 2020, 19:30 Nga DOSJA
OBSH ngre alarmin: Jemi në prag të pandemisë nga koronavirusi

BOTË- Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se Koronavirusi është përhapur tani në më shumë se tridhjetë shtete të Evropës.

Frika nga infeksioni i rrezikshëm për jetën ka përfshirë kontinentin, që ka regjistruar më shumë se 120 mijë raste dhe 400 të vdekur, është e madhe. Por shefat e OBSH kanë konfirmuar tani transferimin lokal- në njëzet e shtatë shtete evropiane.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shëndetit të Kombeve të Bashkuara tha se duke qenë se virusi është përhapur në kaq shumë vende, rreziku i një pandemie të mundshme është rritur.

“Kërcënimi që koronavirusi tani mund të kthehet në pandemi globale, është mëse i vërtetë”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh organizata boterore e shendetit perhapja e koronavirusit obsh organizata boterore e shendetit perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll