Bota

Madona merr vendimin e papritur/ Koronavirusi detyron yllin e muzikës të anulojë koncertin në Francë

9 Mars 2020, 18:26 Nga DOSJA
Madona merr vendimin e papritur/ Koronavirusi detyron yllin e muzikës

FRANCË– Këngëtarja me famë botërore Madona, ka vendosur se do të anulojë koncertin e saj në Francë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave të huaja koncerti do të zhvillohej në Paris duke filluar që nga e marta dhe për ta mbyllur të enjten, ndërkohë kengëarja nuk ka dhënë ende një datë tjetër se kur do të mbahet.

Po për të njëjtën arsye shumë këngëtarë të tjerë më famë si Stromzy, Maria Carey, BTS, Avril  Laving kanë anulluar koncertet e tyre nëpër botë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri ku për shkak se u konfirmuan dy raste të infektuar me koronavirus, u anulua koncerti i këngëtarit të famshëm Kolumbian, Maluma i cili do të performonte në 14-mars në Tiranë.

Numri i të prkurëve nga koronavirusi po rritet çdo ditë e më tepër dhe vetëm ditën e djeshme Franca ka dëbuar nga vendi mbi 1 mië person.

Deri më tani në botë  janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus madona anulon koncertin coronavirus madona anulon koncertin

Sondazh

Poll