Bota

Ministri i kulturs në Francë, Franch Riester infektohet nga COVID-19

9 Mars 2020, 20:55 Nga DOSJA
Ministri i kulturs në Francë, Franch Riester infektohet nga COVID-19

FRANCË-Ministri i Kulturës Franch Riester është infektuar nga koronavirusit. Sipas mediave vendase, 46-vjeçari kohët e fundit ka marrë  pjesë në parlament ku pretendohet se ai ka kontaktuar me persona mbartës të virusit.

Më pas ministri i është nënshtruar një testi ku ka rezultuar pozitiv, kanë thënë burime të afërta të ministrit. Gjendja e ministrit është stabilizuar, por megjithatë ai nuk ka komunikime kontakte me njerëzit e tjerë.

Kujtojmë që Franca ka 1 209 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë që 19 persona kanë humbur jetën. Në Europë deri tani janë prekur mbi 15 mijë persona nga koronavirusi. Sipas të dhënave të fundit janë 15.090 ndërsa të vdekurit janë 520.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota franch riester franch riester

Sondazh

Poll