Bota

Humb jetën nga koronavirusi personi i katërt në Mbretërinë e Bashkuar/ Kishte dhe probleme të tjera shëndetësore

9 Mars 2020, 18:04 Nga DOSJA
Humb jetën nga koronavirusi personi i katërt në

 

MBRETËRI E BASHKUAR– Në Mbretërinë e Bashkuar është regjistruar dhe viktima e katërtë nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja, pacienti, i cili po kurohej në Spitalin Royal Wolverhampton, ishte rreth e 70-vjecc , dhe kishte probleme shëndetësore.

Në deklaratë shefi mjekësor i Anglisë Chris Whitty tha se pacienti besohet të ketë marrë sëmundjen  nga një person në Mbretërinë e Bashkuar dhe “gjurmimi i plotë i kontaktit ka filluar”.

Ndërkohë që deri tani në Mbreërinë e bashkuar janë rëgjistruar 321 raste të infektuar.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

Burimi: Metro

(A.K/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus rritet numri i viktimave ne mb coronavirus rritet numri i viktimave ne mb

Sondazh

Poll