Bota

‘Tmerri’ i koronavirusit, shkon në 463 numri i viktimave në Itali

9 Mars 2020, 17:52 Nga DOSJA
‘Tmerri’ i koronavirusit, shkon në 463 numri i viktimave

ITALI- Rritet bilanci i viktimave në Itali, duke e çuar në 463 numrin e personave, të cilët humbën jetën pasi u prekën nga koronavirusi. Kryesisht viktimat ishin persona të moshuar, të cilët vuanin nga sëmundje kronike. 7985 persoan janë infektuar dhe 724 të kuruar.E gjithë Italia është gati në psikozë nga koronavirusi. Lombardia dhe 14 provinca të tjera janë izoluar në Itali. Rregullat që janë vendosur janë tej mase të rrepta.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali rritet bilanci i viktimave ne itali koronavirusi ne itali rritet bilanci i viktimave ne itali

Sondazh

Poll