Aktualitet

VIDEO/ Universiteti i Tiranës ‘thyen’ urdhërin e Ministrisë, studentët mbushin auditoret duke rrezikuar nga koronavirusi

9 Mars 2020, 17:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Universiteti i Tiranës ‘thyen’ urdhërin e

TIRANË- Ministria e Arsimit ka pezulluar sot mësimin në të gjitha institucionet arsimore në vend përfshirë këtu edhe ato të arsimit të Lartë. Por duket se këtij urdhëri nuk i është bindur Universiteti i Tiranës.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e Dosja.al, shihet sesi në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, po zhvillohet provimi në kundërshtim me urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe atë të Rektoratit. Provimi siç shihet edhe në facsimile është “Zhvillime Moderne të së drejtës Civile”, viti i Parë Master Shkencor.

Në pamje gjithashtu shihet salla e auditorit e mbushur plot me student që kanë zhvilluar provimin me pedagogun Artan Hoxha, në orën 15:00 të mesditës.

Njoftimi i Ministres së Arsimit, Besa Shahini vjen pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë në Shqipëri, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anulojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besa shahini fdut artan hoxha besa shahini fdut

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 16:17

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergj...