Aktualitet

“Frikë aspak, kujdes shumë”, Rama publikon mesazhin e Trump me shifra, jetët e humbura nga gripi i zakonshëm dhe koronav

9 Mars 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Frikë aspak, kujdes shumë”, Rama publikon mesazhin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale prononcimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se prononcimi i Trump, i cili bën krahasimin mes jetëve të humbura nga gripi i zakonshëm dhe nga koronavirusi nuk është një thirrje ‘moskokëçarje’. Kryeministri shton se nuk duhet pasur frikë nga përhapja e koronavirusit por që duhet pasur shumë kujdes.

FRIKË ASPAK, KUJDES SHUMË! Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë: “Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”- shkruan Rama.

Deklarata e Ramës vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë në Shqipëri, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anulojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donald trump edi rama koronavirusi ne shqiperi donald trump edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 16:17

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergj...