Aktualitet

Tiranë/ Policia Bashkiake pjesë e propagandës, njëri vë gjobën, tjetri filmon për show, pamjet që s’duhen humbur

9 Mars 2020, 15:22 Nga DOSJA
Tiranë/ Policia Bashkiake pjesë e propagandës, njëri vë

TIRANË– Policia Bashkiake fotografon çdo makinë e cila gjobitet për parkim të gabuar. Në videon e mëposhtme, shihet se si një polic bashkiak shoqërohet nga një fotograf teksa ecin në trotuar. Me kamerë në dorë, policia kalon sa në një makinë në tjetrën dhe fotografon ato që janë gjobitur.

Duket se teknika e filmimit të çdo pune që kryehet në Tiranë, ka kaluar nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, tek organizimi i eventeve, mbjellja e pemëve, e tanimë edhe tek gjobitja e makinave.

Në jo pak raste këto pamje përfundojnë tek adresat e kryebashkiakut Erion Veliaj në rrjetet sociale, pa u marrë parasysh privatësia e kundravajtësit, që ka shkelur rregullat dhe gjobitet për t’i paguar ato.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fotografimi i gjobitjes se mjeteve policia bashkiake tirane fotografimi i gjobitjes se mjeteve policia bashkiake tirane

Sondazh

Poll