Aktualitet

Karantina tek Infektivi/ Çfarë ndodh nëse në Shqipëri sëmuren rëndë mbi 4 persona? Spitali s’ka ventilim e as shërbim

9 Mars 2020, 16:46 Nga DOSJA
Karantina tek Infektivi/ Çfarë ndodh nëse në Shqipëri

TIRANË- Me ardhjen në Shqipëri të virusit Covid-19, është rritur frika tek qytetarët për infektimin dhe pasojat nëse preken. Ministria e Shëndetësisë por edhe qeveria shqiptare në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore kanë shpallur gatishmërinë për të përballuar koronavirusin.

Por a jemi gati?

Dy të prekurit e parë nga koronavirusi në Shqipëri janë dërguar në Spitalin Infektiv, për t’u trajtuar, ndërkohë që deri më tani s’ka asnjë dritë jeshile për karantinën që do të ngrihej tek “Kavalishenca” në Durrës.

Ndërkohë që sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, karantinat duhet të kenë sistem ajrimi me cikël të mbyllur, që nëse hapen dritaret, ajri të mos dalë jashtë por të thithet brenda, dhe për më tepër, ajri i kontaminuar të ventilohet dhe filtrohet para se të dalë jashtë.

Në realitet, të trija katet e spitalit Infektiv ajrosen me dritaren që qëndron hapur. Spitali nuk i është nënshtruar asnjë rikonstruksioni prej shumë vitesh, me kushte që lenë shumë për të dëshiruar.

Konkretisht, në spitalin Infektiv, ka vetëm 76 shtretër dhe vetëm 4 aparatura të ventilimit mekanik të ajrit që shërbejnë për intubimin e pacientit të prekur. Këto aparatura kryejnë shkëmbimin e dioksidit me oksigjenin kur mushkëritë nuk arrijnë të kryejnë siç duhet punën e tyre.

Eksperienca e Italisë na tregoi se 9% e pacientëve të prekur me koronavirus, kanë patur të domosdoshëm ventilim mekanik, që është aparatura jetike për frymëmarrjen për ta… atëherë, nëse në Shqipëri paraqiten më shumë se 4 të sëmurë rëndë me Covid-19, ku do t’i trajtojmë?

Në ambientet e infektivit ndodhen vetëm 4 aparatura, dhe nëse pacienti transferohet në një spital tjetër, atëherë edhe ai spital do të vendoset në karantinë.

Një tjetër problem për të prekurit nga Covid-19 është se për shkak të insuficencës respiratore akute (problemeve me frymëmarrjen), dhe më pas vendoset në intubim (ventilim mekanik), për mjekët pneumologë, ka gjasa që pacienti të ketë edhe probleme me veshkat. Por spitali Infektiv nuk ofron as shërbimin e Dializës, duke kërkuar kështu transferimin e pacientit, në një spital tjetër, që rrezikon infektimin.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 16:17

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergj...