Aktualitet

Ligji për pronat e minoritarëve, ministria e jashtme greke: Të zbatohet drejt, provë për hapjen e negociatave për Shqipër

9 Mars 2020, 17:42 Nga DOSJA
Ligji për pronat e minoritarëve, ministria e jashtme greke: Të

TIRANË– Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar në lidhje me votimin në Parlamentin Shqiptar të Ligjit mbi pronat. Në një njoftim zyrtar, ministria e Jashtme shprehet se votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur. Sipas ministrisë greke, është zbatuar në mënyrë të pjesshme Opinioni i Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

Njoftim i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Greqisë

Votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek. Autoritetet Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’. Megjithëse në momentet e fundit u bënë disa përmirësime, problemet kryesore mbetën edhe tek Ligji që u votua. Presim nga Autoritetet Shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane. Sanksionimi i kësaj të drejte do të përbejë gurin e provës, në kontekstin e marrjes së vendimeve për hartimin e kuadrit negociues (negotiating frameëork) dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e jashtme greke shqipëri-greqi ministria e jashtme greke shqipëri-greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 16:17

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergj...