Aktualitet

Veshur me të verdhë e të maskuar, si punonjësit dezinfektojnë urbanët në Tiranë në kuadër të masave parandaluese ndaj

9 Mars 2020, 16:49 Nga DOSJA
Veshur me të verdhë e të maskuar, si punonjësit

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video ku shihet se sip o bëhet dezinfektimi i autobuzëve. Në profilin e tij në Facebook, Veliaj ka publikuar pamjet ku punonjës, të veshur me të verdhë e të maskuar totalisht shihet teksa kryejnë dezinfektimin e urbanëve. Krahas pamjeve, Veliaj shkruan se koronavirusi kalon nga njeriu tek njeriu dhe jo aq shumë nga autobusi te njeriu, kështu që kryebashkiaku sugjeron udhëtimin me biçikletë ose ecjen në këmbë.

“Nis dezinfektimi i autobusëve! Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobusi te njeriu! Ndaj idealisht udhëtimi me biçikletë, apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshme si në rast virozash, ashtu dhe në ditët normale!”- shkruan Veliaj krah videos.

Veliaj ka bërë publike edhe marrjen e masave për mbrojtjen e qytetarëve ndaj koronavirusit. Kryebashkakiaku u shpreh se aktivitetet e Ditës së Verës apo të 100-vjetorit të Tiranës janë shtyrë. Ai sugjeroi mos grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe dhe gjithashtu u shpreh se për çdo veprim është mirë të ndërmerret parasysh veprimi online, më pas kontakti fizik. Në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezinfektimi i urbaneve erion veliaj tirane dezinfektimi i urbaneve erion veliaj tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 16:17

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergj...