Politike

Koronavirusi/ Rama takon krerët e komuniteteve fetare: Kishat dhe xhamitë nuk mbyllen, më vulnerabëlit të qëndrojnë në s

9 Mars 2020, 17:12 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Rama takon krerët e komuniteteve fetare: Kishat dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar. Vetëm pak orë pasi është konfirmuar zyrtarisht futja e koronavirusit në Shqipëri, Rama ka shkuar të takojë krerët e komuniteteve fetare, takim të cilin e ka pasqyruar me anë të një videoje në profilin e tij në Facebook. Kryeministri dëgjohet teksa shprehet se Covid-19 është thjesht një virus i panjohur por jo vetë murtaja. Imzot George Anthony Frendo e pohon këtë gjë teksa shton se nuk ka arritur gjendja deri aty sa të mbyllen kishat dhe xhamitë.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Imzot George Anthony Frendo: Mos ta krijojmë këtë panik sot. Vetëm dy raste të mos alarmohemi. Rëndësi ka që të marrim masat. Nuk jemi në fazën që të mbyllim kishat dhe xhamitë  

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk bëhet fjalë fare për të mbyllur kishat dhe xhamitë. Janë disa nivele, edhe kjo e më të moshuarve, apo të tjerët. Mirë është që të dekurajohen ata më vulnerabëlit që të qëndrojnë në shtëpi e të mos kenë kontakte. Ata që kanë aktualisht sëmundje të tjera.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu: Edhe ne gjatë këtyre kohëve të fundit jemi munduar që të bëjmë sensibilizimin. Po të vijë puna tek mbyllja do ta diksutojmë. Jeta njerëzore është shumë e rëndësishme. Gjithsesi mbyllja ose jo keqkuptohet nga njerëzit. Ne duhet të tregohemi të qartë, siç thatë edhe ju, të moshuarit ose më të prekurit të ndërgjegjësohen që të qëndrojnë në shtëpi.

Takimi i Ramës vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë në Shqipëri, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anulojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Ramari thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar spahiu edi rama imzot george anthony frendo rama me kreret e komunitetit fetar bujar spahiu edi rama imzot george anthony frendo rama me kreret e komunitetit fetar

Sondazh

Poll