Politike

Basha mbledh ekipin e ekspertëve: Nuk ka vend për panik, qytetarët të dëgjojnë këshillat e mjekëve

9 Mars 2020, 12:59 Nga DOSJA
Basha mbledh ekipin e ekspertëve: Nuk ka vend për panik,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa zyrtarë të PD që janë me profesion mjekë, kanë dalë në një deklaratë për mediat. Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e mjekëve dhe të kujdesen sa më shumë për jetën e tyre. Më tej numri një i opozitës u shpreh se ai ka mbledhur grupin e profesionistëve për të përballuar sa më mirë situatën me koronavirusin në vend.

Sot u konfirmuan dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi. Duke u uruar tyre shërim të shpejtë duhet të dërgojë këtë mesazh për personelin mjekësor: shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sot jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sygjeroni dhe vendosni. Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa ju mbeti. Ne kemi një ndër stafet më të specializuar, ndaj sot duhet tu japim mjetet dhe fondet e nevojshme  për të përballuar këtë situatë.

Të gjithë duan të dëgjojnë zërin tuaj. Sa më shumë të flisni ju aq më të qetë do të jenë qytetarët. Të gjithë ju që vini nga Italia e veriut dhe që keni simptoma kontaktoni mjekët dhe shmangi kontaktet me të afërmit. Sot nuk është koha për panik por për kujdes maksimal. Sa më të kujdesshëm të jeni sot aq më mirë do të përballohet kjo situatë me pasoja minimale. Dua të përsëris thirrjen drejtuar maturiteteve bërë dy javë më parë për të marrë masat për të përballuar situatën. Fondet e mjaftueshme, mobilizimi maksimal dhe transparenca janë tre komponentë të rëndësishëm politikë që nuk duhet humbur kohë. Ne do monitorojmë situatën. Ekspertët tanë do jenë në terren për të ndjekur situatën hap pas hapi. Grupi i punës në PD do të bëjë gjithçka për të qenë sa më afër njerëzve“, u shpreh Basha.

Reagimi i Lulzim Bashës vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi pd per masat e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi pd per masat e koronavirusit

Sondazh

Poll