Politike

Vendimi për mbylljen e shkollave, Basha jep propozimin: Njërit prej prindërve duhet t’i kompensohet e plotë paga

9 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
Vendimi për mbylljen e shkollave, Basha jep propozimin: Njërit prej

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave e çerdheve për 2 javë.

Kreu i PD-së, Basha ka propozuar që njërit prej prindërve duhet t’u kompensohet paga me vlerë të plotë pasi do t’i duhet që të kujdesen për fëmijët.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura,”-shkruan kryedemokrati. 

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Një ndër to ka qënë edhe mbyllja e shkollave për 2 javë.

Pas mbledhjes në një deklaratë për shtyp doli edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se gjatë kësaj kohe nxënësit do të mësojnë përmes direktivave që do të marrin në celular nga mësuesit. Mbylljen e kopshteve dhe çerdheve e paralajmëroi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim lidhur me punonjësit e administratës dhe ata të privatit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha mbyllen shkollat prej koronavirusit lulzim basha mbyllen shkollat prej koronavirusit

Sondazh

Poll