Politike

Koronavirusi/ Balluku: Kemi mbyllur të gjitha udhëtimet me zonat e kuqe, shkëmbimet e mallrave vijojnë normalisht

9 Mars 2020, 13:55 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Balluku: Kemi mbyllur të gjitha udhëtimet me zonat e

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka treguar masat që ka marrë institucioni që ajo drejton për masat kundër koronavirusit. Në një deklaratë për mediat Balluku ka bërë me dije se qeveria ka vendosur që të ndërpresë të gjitha udhëtimet me zonat që janë në zonën e kuqe.

PJESË NGA DEKLARATA

Ky është një vendim drastik dhe është marrë në një situatë të jashtëzakonshme që ne për përballemi dhe të ulim sa më shumë rrezikun nga koronavirusi. Ju bëj thirrje që të ruani qetësinë dhe nuk ka asnjë arsye për panik dhe qeveria ka marrë të gjitha masat që të përballemi me këtë epidemi.

Nuk do ketë pezullim të avionëve kargo, që nisen nga Shqipëria apo vijnë në Shqipëri. Do jetë i hapur linja me aeroportin e Romës, që do shpërbejë si një pikë për të vijuar komunikimin me Italinë. Për sa i përket lëvizjes detare, transportit detar. Kufizime do ketë vetëm për udhëtarët dhe jo për mallrat.

Reagimi i Belinda Ballukut vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku masat për koronavirusin ne shqiperi belinda balluku masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll