Politike

Masat për koronavirusin, Erion Braçe shpërndan videon e “Pornhub” në Instagram: Mos bëni si këta në video, gëzimet p

9 Mars 2020, 17:19 Nga DOSJA
Masat për koronavirusin, Erion Braçe shpërndan videon e

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka shpërndarë një video nga kanali i videove për të rritur “Pornhub”, ku edhe i sygjeron qytetarëve të mos kenë kontakte të afërta me njëri-tjetrin për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Braçe ka shpërndarë video nga futbollistët që festojnë së bashku, dhe foton e puthjes në buzë mes Diego Armando Maradonës dhe Carlos Tevez.

“Kujtesë e vlefshme: shmangni kontaktet e afërta! 1- Mos bëni si këta në video! 2- Mos puthni si ky në foto! 3- Mos shpikni aparate aspirimi pasi humbni edhe një hërë si përherë; humbja mund t’u vrasë! 4- Mos u lidhni me njëri-tjetrin si këta ne foto! Gëzimet përjetoini ndryshe, individualisht!,”-shkruan Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

?KUJTESE E VLEFSHME: SHMANGNI KONTAKTET E AFERTA! 1- Mos beni si keta ne video! 2- Mos puthni si ky ne foto! 3- Mos shpikni aparate aspirimi pasi hubni edhe nje here si perhere; Humbja mund tu vrase! 4- Mos u lidhni me njeri tjetrin si keta ne foto! Gezimet perjetoini ndryshe, individualisht!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi ne shqiperi erion brace koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll