Politike

PD prezanton 11 masat që duhen marrë për përballimin e situatës: Të shtohen fondet, mjekët duhet të kenë mbështetje

9 Mars 2020, 14:34 Nga DOSJA
PD prezanton 11 masat që duhen marrë për përballimin e

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e eksprtëve për të përballuar situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, PD ka bërë publike 11 masat e propozuara nga grupi i punës, për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprures. Masat janë komunikuar nga dr. Mirela Tabaku, e cila duke cituar drejtorin e OBSH tha se nuk ka vend për panik, por duhet të jemi bashkë e të përballojmë këtë situatë.

11 MASAT E PËRCAKTUARA NGA GRUPI I PUNËS I PD

1.Komunikim tejet transparent dhe disa here ne dite me popullatën ne lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria. 2. Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik. 3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).

4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre. 5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre. 6. Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.

7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat. 9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara. 10. Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë. 11. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Propozimet e PD janë bërë publike disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat për koronavirusin ne shqiperi mirela tabaku plani i pd masat për koronavirusin ne shqiperi mirela tabaku plani i pd

Sondazh

Poll