Politike

Mbyllen shkollat prej koronavirusit, ministrja Shahini: Nxënësit do mësojnë me WhatsApp, Matura s’do të ketë nevojë pë

9 Mars 2020, 12:42 Nga DOSJA
Mbyllen shkollat prej koronavirusit, ministrja Shahini: Nxënësit do

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për shtyp tha se shkollat do të mbyllen për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend pas dy rasteve të para të konfirmuara. 

Shanini në fjalën e saj u shpreh se mësuesit do të orientojnë nxënësit për të mësuar nga shtëpia me anë të telefonave ose me video-chat.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirusi ne shqiperi masat kunder koronavirusi mbyllen shkollat prej koronavirusit besa shahini koronavirusi ne shqiperi masat kunder koronavirusi mbyllen shkollat prej koronavirusit

Sondazh

Poll