Bota

Koronavirusi në Shqipëri/ Kosova merr masat, bën gati karantinën në QKUK, dy vajza bëjnë testin, dyshojnë se janë pozit

9 Mars 2020, 15:56 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Kosova merr masat, bën gati

KOSOVË– Kosova ka marrë masat urgjente për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas identifikimit të dy rasteve pozitive në Shqipëri. Teksa mesnatën e djeshme janë konfirmuar 2 të infektuarit, sot në Qendrën Shëndetësore të Kosovës QKUK, dy vajza janë paraqitur për të bërë analizat, pasi dyshonin se mund të jenë prekur nga koronavirusi.

Analizat për to pritet të dalin sot gjatë ditës, ndërkohë që në Klinikën Infektive është përgatitur një zonë e ilzoluar me 20 shtretër, e cila do të përdoret si karantinë. Ndërkohë që qeveria Kurti-Mustafa ka vendosur një fond paraprak prej 400 mijë eurosh për të marrë të gjitha masat.

Masat janë marrë disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll