Bota

Nuk i lë të qetë edhe pas vdekjes/ Funeralet transmetohen në internet, pjesëmarrja në varrime do ta kthente koronavirusin

9 Mars 2020, 12:03 Nga DOSJA
Nuk i lë të qetë edhe pas vdekjes/ Funeralet transmetohen në

KINË– Kina është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku numri  i viktimave rritet çdo ditë e më tepër. Ndërkohë që për shmangien e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës qeveria kineze ka marrë vendimin që ceremonitë funerale të viktimave nga virusi të mos zhvillohen normalisht si çdo herë tjetër, por ceremonia mortore do të mund të ndiqet online përmes internetit, në mënyrë që  parandalojnë çdo mundësi të përhapjes së virusit mes turmave.

Sipas ekspertëve në Kinë, nëse funeralet do të zhvilloheshin normalisht, mund ta kthente koronavirusin në një pandemi globale.

Prandaj që në fazat  e para të  shpërthimit të koronavirusit,  qeveritë  e vendeve të prekura sikurse dhe Kina, kanë mbyllur dhe anuluar përkohësisht çdo aktivitet publik ku mblidhen turma njerëzish, shkollat, universitetet, institucionet shtetërore dhe bizneset, sepse qëndrimi i njerëzve në një distancë më të afërt sesa 1 metër ndikon menjëherë në përhapjen e virusit.

Gjithashtu, në vend që vetë  njerëzit të hapin varret për viktimat, në Kinë sipas Telegraph po përdoren mjete mekanike për të gërmuar varre të shumta në një kohë të shkurtër, si edhe janë vënë në punë kamionët frigoriferikë për të transportuar trupat e pajetë.

Kujtojmë që në mes të muajit shkurt, atëherë kur nisi të rritet vrullshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë, në mediat e huaja qarkulloi një lajm që zbuloi pamjet satelitore nga Wuhani, vendi ku shpërtheu virusi, që tregonin nivelin e lartë të dioksidit të squfurit mbi Wuhan. E sipas shkencëtarëve u pretendua se dioksidi i squfurit prodhohet kur trupat e pajetë digjen.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

 Burimi: telegraph.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota digjen trupat e viktimave ne kine funeralet ndiqen online imazhet satelitore koronavirusi në kinë digjen trupat e viktimave ne kine funeralet ndiqen online imazhet satelitore koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2020, 10:41

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

KOSOVË– Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidenti...