Bota

Infektohet nga koronavirusi një anëtar në selinë e NATO-s, stafi vijon punën nga shtëpia

9 Mars 2020, 13:05 Nga DOSJA
Infektohet nga koronavirusi një anëtar në selinë e NATO-s,

BRUKSEL– Koronavirusi është përhapur tashmë në çdo cep të botës, duke prekur dhe marrë  edhe jetë të zyrtarëve të lartë qeveritarë. Përmes një deklarate zyrtare NATO ka njoftuar se një anëtar i stafit që punon në selinë e NATO-s në Bruksel ka rezultuar me test pozitiv për COVID-19.

Anëtari i stafit ishte rikthyer në Bruksel nga një periudhë pushimi në veri të Italisë, e pasi ai është ndjerë keq në fund të javës së kaluar, u konfirmua i prekur nga koronavirusi.

Anëtari i stafit aktualisht është në shtëpi i vetizoluar. Brenda disa minutave nga marrja e rezultatit, u njoftuan të gjithë kolegët e menjëhershëm të punës.

Ata kishin punuar nga shtëpia në fund të javës së kaluar dhe vazhdojnë sërish të punojnë në shtëpi. I gjithë personeli i selisë së NATO-s gjithashtu është informuar për rastin e konfirmuar. NATO vazhdon të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Për të rritur sigurinë e stafit, NATO tashmë ka ndërmarrë masa parandaluese në selinë tonë, bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksionit. Këto përfshijnë pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve të caktuara të stafit, inkurajimin e stafit për të punuar nga shtëpia dhe pezullimin e përkohshëm të vizitave në grupe në selinë e NATO-s në Bruksel. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me autoritetet belge. NATO ka masa dhe plane të fuqishme të vazhdimësisë së biznesit, duke siguruar që puna jonë thelbësore të vazhdojë.”- ka njoftuar NATO.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

Burimi: nato.cmail19.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bruksel nato koronavirusi ne bruksel nato

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2020, 10:41

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

KOSOVË– Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidenti...