Bota

Kapen mbi 1.2 ton hashash në Athinë, rulota plot me drogë vinte nga Shqipëria, u fut në tokën helene nga pika e Qafë- Bot

9 Mars 2020, 13:08 Nga DOSJA
Kapen mbi 1.2 ton hashash në Athinë, rulota plot me drogë vinte

Greqi- Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës. Brenda një rulote në Athinë të Greqisë janë kapur 1 ton e 145 kg kanabis, 68 kg hashash çokollatë dhe 918 gram vaj hashashi, drogë e cila vinte nga Shqipëria. Operacioni për kapjen e drogës është zhvilluar ditën e shtunë dhe se rulota e ardhur nga Berlini është ngarkuar me drogë në vendin tonë dhe ka kaluar  në shtetin grek nga pika kufitare e Qafë-Botës.

Ajo u kap gjatë një operacioni të Policisë së Igumenicës në bashkëpunim me atë të Athinës. Ende nuk dihen shumë detaje nga ky operacion.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kapen 1.2 ton kanabis ne greqi kapen 1.2 ton kanabis ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2020, 10:41

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

KOSOVË– Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidenti...