Bota

A do të dhurojnë donacione milionerët shqiptarë për koronavirusin? Giorgio Armani jep 1.25 milion euro për spitalet italia

9 Mars 2020, 14:39 Nga DOSJA
A do të dhurojnë donacione milionerët shqiptarë për

ITALI– Gjiganti dhe themeluesi i modës, Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro në disa spitale dhe institucione italiane, të cilat janë të përfshira në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në Itali.

Mediet e huaja, raportojnë se të parat që do të përfitojnë nga ky donacion janë spitalet Luigi Sacco e San Raffaele dhe Istituto dei Tumori në Milano, si edhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Gjithashtu një pjesë nga kjo shumë parash do të jepet edhe për aktivitetet e Mbrojtjes Civile për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Po ashtu disa kompani luksoze italiane kanë dhuruar donacione për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 që ka shkaktuar krizë në Itali dhe në Kinë.

Ndërsa Versace i dhuroi 145 mijë dollarë kryqit të kuq kinez dhe Louis Vuitton ka premtuar 2.3 milionë dollarë po ashtu. Kering në anën tjetër ka premtuar 1.08 milionë dollarë, donacione në emër të 13 markave të tij të modës për fondacionin e kryqit të kuq në Hubei. AliBaba ka krijuar një fond prej 144 milionë dollarësh ndërsa Tencent ka dhuruar 43.25 milionë dollarë. Ndërsa në Shqipëri, ende nuk  dimë nëse njerëzit e pasur do të dhurojnë donacione për të kontribuar në luftën kundër koronavirusit.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giorgio armani koronavirusi ne itali giorgio armani koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2020, 10:41

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

KOSOVË– Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidenti...