Bota

Dita e Mësuesit dhe e Gruas/ Mbrëmje festive nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane në SHBA  

9 Mars 2020, 15:45 Nga DOSJA
Dita e Mësuesit dhe e Gruas/ Mbrëmje festive nga Organizata e Grave

SHBA- Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi ka organizuar një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kjo Organizatë, që tashmë ka më shumë se 25 vjet prej themelimit të saj, ka pasur në fokusin kryesor rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në Komunitet. Bordi i organizatës nderoi znj. Linda Treska “Gruaja e Vitit”, Znj. Violeta Kajtazi si “Mësuese e Vitit” dhe Dr. Mazllum Belegu “Çmimi Humanitar”.

Kjo organizatë nderoi gjithashtu Ambasadoren Floreta Faber me Çmimin e Mirënjohjes “Për mbështetjen e Organizatës Motrat Qirjazi dhe inkurajimin e grave shqiptaro-amerikane”.

POSTIMI I PLOTË NË FAQEN E AMBASADËS SHQIPTARE NË SHBA:

Një mbrëmje e veçantë organizuar nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi”, me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Kjo Organizatë, që tashmë ka më shumë se 25 vjet prej themelimit të saj ka pasur në fokusin kryesor rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në Komunitet.

Në këtë ditë të shënuar, Bordi i organizates nderoi znj. Linda Treska “Gruaja e Vitit”, Znj. Violeta Kajtazi si “Mesuese e Vitit” dhe Dr. Mazllum Belegu “Çmimi Humanitar”.

Kjo organizatë nderoi gjithashtu Ambasadoren Floreta Faber me Çmimin e Mirënjohjes “Për mbështetjen Organizatës Motrat Qirjazi dhe inkurajimin e grave shqiptaro-amerikane”.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Faber falenderoi anëtarët e organizatës për këtë vlerësim domethënës. Ajo vuri në dukje punën e jashtëzakonshme që kjo organizatë ka bërë në vijëmësi për fuqizimin e grave dhe falë edhe punës së tyre, ky rol po evidentohet gjithmonë e më shumë brenda komunitetit.
Githashtu, Ambasadorja shprehu mirënjohjen për mësuesit e shkollave shqipe të cilët luajnë një rol vendimtar në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tonë kombëtar tek brezat e rinj, pasi identiteti ynë kombëtar fillon pikërisht me gjuhën amtare.

Më tej, Ambasadorja nënvizoi rolin e rëndësishëm të gruas shqiptare ndër vite dhe evoluimin e saj, duke vënë në dukje arritjet domethënëse. Por pavarësisht këtyre shifrave të cilat tingëllojnë optimiste “ende mbetet shumë punë dhe sot ka dalë nevoja që jo vetëm të rrisim rolin e grave në shoqëri por dhe të edukojmë djemtë dhe brezin e ri me parimet e barazisë gjinore”, theksoi ajo.

Ambasadorja vuri në dukje se gjatë ushtrimit të detyrës si Ambasadore e Shqipërisë në SHBA, ka parë me prioritet mbështetjen e anëtarëve të diasporës si dhe takimet me organizatat e grave.

Ambasadorja i uroi pjesëmarrësve Ditën e Mësuesit dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Floreta Luli-Faber
Albanian American Ëomen’s Organization. Motrat Qiriazi. NYC Non profit

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dita e gruas dita e mesuesit shba dita e gruas dita e mesuesit shba

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2020, 10:41

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

KOSOVË– Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidenti...