Bota

Bilanc i frikshëm/ Vala e përhapjes së koronavirusit në Italinë fqinje dhe Gjermani

9 Mars 2020, 14:08 Nga DOSJA

ITALI– Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi, ku numri i vdekjeve ka shkuar në 366 ndërsa të infektuar janë raportuar mbi 7300 persona.

Që prej datës 23 shkurt kur nurmi i të  infektuarve në Itali ishte vetëm 11, u pa një rritje e ndjeshme ditë pas dite, ku brenda 5 ditëve numri  i të sëmurëve shkoi në 528 dhe tashmë brenda dy javëve numri i infektuarve nga virusi vdekjeprurës kinez në Itali, ka arritur në 7375.

Gjithashtu edhe Gjermania është prekur nga ky virus, ku numri i të infektuarve në  1 mars ka qenë vetëm 57, dhe brenda 9 ditëve ka shkuar në  1112.

Italia është quajtur ndryshe edhe si vatra e përhapjes së virusit në Europë, pasi numri i viktimave është tejet i lartë si edhe të prekur janë shënuar mbi  7300.

 

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne itali koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2020, 10:41

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

KOSOVË– Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidenti...